AKR synon së paku gjashtë deputetë në Kuvend

AKR synon së paku gjashtë deputetë në Kuvend

Aleanca Kosova e Re synon t’i fitojë së paku gjashtë deputetë, njofton Insajderi.

Këtë e potencoi të enjten zyrtari i AKR-së, Jetlir Zyberaj në Klan Kosova, duke pretenduar se partia pjesë e së cilës është ai gëzon mbështetje popullore.

Ai theksoi kanë oferta nga partitë politike për koalicion parazgjedhor, duke specifikuar partitë opozitare.

“Koalicionet e mundshme janë çështje që po i diskutojmë brenda partisë. Besoj që do të kemi një koalicion me një nga subjektet politike në Kosovë, se me kë ende nuk kemi ardhur në këtë pikë. Kontaktet ekzistojnë, por ofertat vijnë nga partitë më të mëdha në skenën politike. Ende jemi në fazën e diskutimeve, por mund të them se është parti opozitare”, tha ai.

Sipas tij, prioritetet e AKR-së janë: Rimëkëmbja Ekonomike përmbyllja e dialogut Kosovë-Serbi si dhe përmbyllja e Gjykatës Speciale. /Insajderi.com