Aksident fatal në aksin Rrogozhinë-Lushnje

Aksident fatal në aksin Rrogozhinë-Lushnje

Pas aksidentit të trefishtë në Elbasan, ku mbeti i plagosur drejtuesi i një motori, një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur para pak minutash në aksin Rrogozhinë-Lushnje, njofton Insajderi.

Burimet për mediat bëjnë me dije se viktimë ka mbetur drejtuesi i një biçiklete i identifikuar si 60-vjeçari L.Sh., i cili u aksidentua nga një automjet tip ‘Mercedes Benz’.

Identiteti i viktimës ende nuk bëhet me dije, ndërsa mësohet se policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Drejtuesi i automjetit tip ‘Mercedes Benz’, i identifikuar me inicialet E.B., është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme hetimore./Insajderi.com