Aksident fatal në Vlorë, humb jetën 25-vjeçari

Aksident fatal në Vlorë, humb jetën 25-vjeçari

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Vlorë, ku rreth orës 16:00, në aksin rrugor pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës, njofton Insajderi

Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25-vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën./Insajderi.com