Aksident me fatalitet në Klinë

Aksident me fatalitet në Klinë

Ka ndërruar jetë një person, femër pas një aksident trafiku në fshatin Zajm të Klinës.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura ku duke drejtuar veturën nga pakujdesia janë ndeshur me njëri tjetrin dhe si pasojë e kësaj bashkëshortja e njërit nga drejtuesit e veturës ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës.

Po ashtu lëndime kanë pësuar edhe katër persona pasagjerë në veturë të cilët kanë pranuar edhe tretman mjekësor, ka njoftuar policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është u është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore. /Insajderi.com