Aksident i rëndë, automjeti përfundon në det

Aksident i rëndë, automjeti përfundon në det

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të portit në Himarë.

Një automjet pasi ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga duke përfunduar në det.

Për fat të mirë ky aksident ka rezultuar pa pasoja në njerëz.

Policia sapo ka marrë vesh lajmin ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Automjeti tip “Ford” me targë AA114KG është nxjerrë nga deti.

Për më shumë shihni videon e mëposhtëme.