Aksident i rëndë mes një kamioni dhe autobusi në Gjakovë – ka edhe të lënduar

Rreth një orë më parë në Rakovinë të Gjakovës ka ndodhur një aksident trafiku, i cili ka përfunduar me persona të lënduar.

Personat që kanë marrë lëndime në këtë aksident janë jashtë rrezikut për jetë, ka konfirmuar Lirije Podrimaj nga policia rajonale e Gjakovës.

“Në ora 16:25 stacioni policor Gjakovë ka marr informacion për një aksident komunikacioni në fshatin Rakovinë. Patrullat e Policisë kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Në  aksident janë të përfshirë një kamion dhe një autobus. Nga informatat e para të zyrtarëve policor ka edhe persona të lënduar të cilët janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësorë e që sipas personelit mjekësorë gjendja e tyre për momentin është jashtë rrezikut për jetë”, tha ajo