Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka ndodhur një aksident trafiku me dëme të mëdha materiale, por që nuk ka përfunduar me fatalitet për personat brenda veturës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Krasniqi, ka qenë dëshmitar në këtë aksident dhe ka publikuar një fotografi, njofton Insajderi.

Ai ka shkruar se në veturë kanë qenë pesë persona të një familjeje të cilët janë nxjerrë të gjallë nga vetura.

“Shpejtësia vret. Dëshmitar i një aksidenti të tmerrshëm në autostradën ‘Ibrahim Rugova’. Fati ishte në anën e një familjeje pesë anëtaresh nga Mitrovica, të cilët i nxorëm të gjallë nga vetura dhe pas ndihmës së parë në vendngjarje, u dërguan për ekzaminime e mjekim të mëtejmë në Malishevë e Prizren. Shpresojmë që i shpëtuan më të keqes”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Insajderi.com