Aksident në dalje Gjilan – ka të lënduar

Aksident në dalje Gjilan – ka të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Gjilan.

Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka bërë të ditur se si pas raportit mjekësor të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Mundem me ju konfirmu ka ndodhë një aksident ne mes dy veturave në orët e vona të natës ku katër persona janë lënduar, sipas raportit te mjekut jashtë rrezikut përjetë, Policia e Kosovës njësitet e trafikut janë duke i udhëheq hetimet”, ka thënë Hashani. /Insajderi.com