Aksident i rëndë në Fushë Kosovë – vdes një person

Aksident i rëndë në Fushë Kosovë – vdes një person

Një person ka vdekur në një aksident rrugor të ndodhur në Fushë Kosovë, saktësisht në fshatin Grabovc.

Nga ky aksident kanë mbetur edhe dy persona të lënduar, shkruan Insajderi.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:30, në fshatin Grabovc, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur, ndërkaq dy persona të tjerë janë lënduar. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat ishin në lëvizje, (nje autobus dhe nje veture e tipit Golf)”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, në aksident janë lënduar tre persona, njëri prej të cilëve nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

“Viktima e ketij rasti eshte mashkull, shtetas Kosovar, ( pasagjer i veturës golf), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në qendër të mjekësisë familjare”, deklaroi Ahmeti.

Personat e lenduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i autobusit me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.