Aksident i rëndë në Gjakovë, lëndohet pesë persona

Aksident i rëndë në Gjakovë, lëndohet pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 të mëngjesit, në fshatin Dol të Gjakovës, ku si pasoj pesë persona kane mbetur të lënduar.

Në aksident janë përfshire tri vetura, dhe deri te aksidenti ka ardhur nga mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet atmosferike.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar shefi i Njësisë së Trafikut Rajonal në Gjakovë, Albin Sahatqija.

“Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 08:00 në fshatin Dol. Pesë persona janë lënduar, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka ndodhur në një kthesë të madhe, ky dy vetura pasi nuk i kanë respektuar rregullat dhe e kanë goditur veturën e tretë”, ka thënë Sahatqija. /Insajderi.com