
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën “Halim Orana” në Gjilan.
Aksidenti ka ndodhur në mes të një motoçiklisti dhe një veture. Si pasojë, motoçiklisti ka pësuar lëndime me të rënda dhe është dërguar drejt e në spital.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Mund të konfirmojë patrullat e policisë janë në vend të ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur në mes të një motoçiklisti dhe një veture, rasti është duke u hetuar për të parë se çka ka ndodhur. Motoçiklisti është më i lënduar është transportuar urgjent në spital, këto janë informacionet që kemi deri tani”, ka thënë Hashani për Insajderi.
Insajderi do t’ju mbajë të informuar në lidhje me rastin…