Aksident i rëndë në hyrje të Suharekës – ka të lënduar

Aksident i rëndë në hyrje të Suharekës – ka të lënduar

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot në hyrje të Suharekës, ku si pasojë e kësaj tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin për Insajderi, e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zyrtar në Policinë Rajonale të Prizrenit.

“Aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy automjeteve lokale në rrugën Prizren-Suharek. Në hyrje të Suharekës. Tre persona janë dërguar në emergjencë. Ende nuk dihet shkalla e lëndimit. Aksidenti është me dëme materiale”, ka thënë Osmanollaj.