![Aksident i rëndë në Itali, vdes një shqiptar](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/07/7EAB117A-FB92-4514-9B65-CB4798A9D501-730x440.jpeg)
Një 41-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Itali. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Bolonja-Padova.
Mediat raportojnë se ai po udhëtonte me një Fiat Doblo kur u përplas me një tjetër makinë Peugeot 208.
Në vendin e ngjarjes shkuan zjarrfikëset dhe ambulanca, por pa mundur të mbajnë në jetë shqiptarin, përcjell Ora News.
Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur jetonte në Treviso.