
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Komoran.
Insajderi ka siguruar fotografi nga ky aksident, ku si pasojë ka edhe të lënduar.
Në vendin e ngjarjes është parë edhe Ambulanca, për trajtimin e të lënduarve.
Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, mirëpo gjatë pasdites i gjithë vendi është shoqëruar me reshje të mëdha shiu dhe erëra të forta. /Insajderi.com