
Një person ka ndërruar jetë mbrëmë pas aksidentit me fatalitet në Komoran të Drenasit.
Viktima pas lëndimeve ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nuk arriti të mbijetonte.
Policia e Kosovës ka njoftuar për aksidentin në të cilin ishin përfshirë tri vetura.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar. /Insajderi.com