Aksident i rëndë në Lipjan, pesë persona të lënduar

Aksident i rëndë në Lipjan, pesë persona të lënduar

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Torinë të Lipjanit.

Në këtë aksident i cili ngjau rreth orës 13:25, ishin të përfshira tre automjete, ndërsa personat e lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Rastin për Insajderi.com e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili tutje ka shtuar se si pasojë e aksidentit është bllokuar momentalisht rruga Lipjan-Magure.

“Rreth orës 13:25 kemi pranuar informatën se në fsh. Torinë në rrugën Lipjan – Magure, ka ndodh një aksident trafiku me lëndime. Policia ka dal në vend-ngjarje, në aksident janë të përfshira tri vetura, deri tani pesë persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Për momentin rruga Lipjan – Magure është e bllokuar”, ka thënë Krasniqi. /Insajderi.com/