Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj: Një i vdekur dhe një i lënduar

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj: Një i vdekur dhe një i lënduar

Ka ndodhur një aksident i rëndë në mëngjesin e ditës së sotshme në orën 03:50, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, njofton Insajderi.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore ku edhe po trajtohet në QKUK,  raporton zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Gazetën Online Insajderi.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se bëhet apelohet gjithashtu që qytetarët të jenë vigjilent gjatë vozitjes në mënyrë që të shmangën raste të tilla me fatalitet./Insajderi.com