Aksident i rëndë në Mazgit: Rrotullohet kamioni, një person i lënduar

Aksident i rëndë në Mazgit: Rrotullohet kamioni, një person i lënduar

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Mazgit të komunës së Obiliqit.

Siç thuhet në përgjigjen e policisë, drejtuar Insajderi.com, nga ky aksidenti një person është kënduar pasi që kamioni në të cilin ishte ai, ësëhtë rrokullisur.

Ende nuk dihen rrethanat se nga çka është shkaktuar ky aksident i rëndë trafiku, mirëpo policia po merret me rastin.

“Para pak minuta është lajmëruar një aksident trafiku në fshatin Mazgit. Një kamion është rrokullisur, një person është lënduar, njësia policore e trafikut po merret me rastin”, ka thënë Bajram Krasniqi, zëdhënës i PK-së.

Lidhur me rastin janë publikuar edhe disa fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se ky aksident ka ndodhur te rrethi në këtë fshat. /Insajderi.com/