Aksident i rëndë në Ozdrim të Pejës, raportohet për të lënduar në mesin e tyre edhe një fëmijë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Ozdrim të Pejës, raportohet për katër persona të lënduar. 

Një qytetar nga vendi i ngjarjes ka raportuar për Insajderi se katër persona janë lënduar ndër ta edhe një fëmijë tetë vjeçar.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes.

Rasti për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Është një aksident në Ozdrim të Pejës, ka persona të lënduar rëndë, por për gjendjen e tyre ju informojmë më vonë”, ka thënë Ibra për Insajderin.

Gazeta Insajderi do t’ju mbaj të informuar…