Aksident i rëndë në Podujevë – dy të lënduar

Aksident i rëndë në Podujevë – dy të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Podujevë, njofton Insajderi.

Dy persona kanë mbetur të lënduar, me ç’rast kanë pranuar trajtim mjekësor.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi, e cila tha se ky aksident ka ndodhur në rrugën “28 Nëntori” të kësaj komune, ndërsa të përfshira ishin dy vetura.

“Më datë 01.10.2020 rreth orës 18:19 në rrugën “28 Nëntori” në Podujevë, është raportuar për një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy vetura. Si pasojë, lëndime trupore kanë marrë dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Rexhepi tutje shtoë vendngjarje ndodhen njësitë përkatëse policore, për trajtim të mëtejmë të rastit. /Insajderi.com