Aksident i rëndë në Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet ku janë përfshirë dy vetura, dhe si pasojë një person është lënduar rënd.

Në pamjet e siguruara shihen që në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe emergjenca, dhe personi i lënduar është dërguar në QKUK.

Aksidenti ka ndodhur në ‘Bulevardin Dëshmorët e Kombit’, në lagjen Ulpiana. Dyshohet se shoferi ka pësuar sulm kardiak derisa po voziste.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar Policinë e Kosovës por ende nuk kanë informata se si ka ndodhur rasti.