Aksident i rëndë në Prizren – vdes një këmbësor

Aksident i rëndë në Prizren – vdes një këmbësor

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes nga një veturë në rrugën Arbanë-Landovicë në Prizren, njofton Insajderi.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se i dyshuari për shkaktimin e këtij aksidenti që ka përfunduar me fatalitet për këmbësorin, është ndaluar për 48 orë në stacion policor.

“Një këmbësor ka humbur jetën, pasi nuk janë respektuar kushtet në rrugë dhe shpejtësisë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:16”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se viktima është një 44-vjeçar i komunitetit rom. /Insajderi.com