
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të dërgon nga Shkupi për në pikën kufitare me Kosovën.
Si pasojë e këtij aksidenti rruga është plotësisht e bllokuar, dhe nuk dihet se kur mund të lirohet.
Deri tani nuk dihet për persona të lënduar, ndërkohë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe ndihma e shpejtë.