Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot gjatë orës 18:30 në rrugën Prishtinë – Gjilan, ku si rezultat pesë persona janë lënduar.

Në aksident janë përfshirë dy automjete. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Gjilan. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime truporë kanë pësuar pesë persona”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

Ajo me tutje ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, derisa me rastin po merret njësiti i trafikut. /Insajderi