Aksident i rëndë në rrugën Rahovec-Xërxë, tre persona të lënduar

Aksident i rëndë në rrugën Rahovec-Xërxë, tre persona të lënduar

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Rahovec-Xërxë afër fshatit Bernjak, njofton Insajderi.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Siç bën të ditur ai në vendin e ngjarjes ka arritur autoambulanca dhe të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë, për trajtim mjekësor.

Njëri prej të lënduarve është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, për shkak të plagëve të rënda, njëri prej tyre është liruar në shtëpi dhe i treti është shtrirë në repartin e Kirurgjisë në Gjakovë.

Sipas mjekut përgjegjës të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia është dal për ekzaminim e ngjarjes dhe tutje rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt. /Insajderi.com