
Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që është shkaktuar mëngjesin e sotëm në rrugën “Viti-Kllokot”, njofton Insajderi.
Lajmin e kanë bërë të ditur Zjarrëfikësat e Vitisë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Me daten 03.12.2020, në NJPZSh në rrugën Viti-Kllokot një aksident i rëndë trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 9:00, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar”, thuhet në njoftim./Insajderi.com