Aksident i rëndë në Tiranë, vdes një 10-vjeçare

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes një 10-vjeçare

Një 10-vjeçare ka vdekur këtë të diel si pasojë e një aksidenti trafiku që kanë ndodhur në rrugën “Njazi Meka” në zonën e Alliasit në Tiranë, transmeton Insajderi.

E mitura me iniciale A.P. ka ndërruar jetë në spital meqë nuk ka arritur t’i bëjë ballë më gjatë plagëve të marra, shkruan TCh.

Drejtuesi i mjetit A.G. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Insajderi.com