Një person ka pësuar lëndime të rënda pasi është goditur nga një automjet mbrëmë, pak para mesnatës, në Fushë-Kosovë.
Ngjarja, sipas Kallxo.com, ka ndodhur rreth orës 23:00 në afërsi të objektit të Komunës së Fushë-Kosovës.
Personi i lënduar është transportuar nga autoambulanca e QKMF-së “Fatmir Krasniqi” në Fushë-Kosovë.
Më pas, raportohet se se viktima është dërguar drejt QKUK-së.