Aksident komunikacioni me fatalitet, dy fëmijë vdesin

Aksident komunikacioni me fatalitet, dy fëmijë vdesin

Sot rreth orës 16:12 në fshatin Carralevë të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku janë përfshirë një automjet civil i udhëtarëve dhe dy këmbësorë, fëmijë, të lindur në vitin 2013, njofton Insajderi.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën Shtime –Prizren dhe me të arritur në fshatin Carralevë, për shkak të mospërshtatjes të shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, humbë kontrollin mbi automjet dhe kalon në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe i godet dy këmbësoret në trotuar, njofton policia e Kosovës.

Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, fillimisht lëndime të rënda trupore marrin dy këmbësoret, të cilët pasi marrin ndihmën e parë mjekësore në QKMF-Shtime, dërgohen në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor .

Më pas, të dy këmbësorët nuk kanë mundur ti mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore dhe kanë ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë .

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, drejtuesi i automjetit , V.M ( M/SH/K ) është ndaluar për 48 orë . Njësia rajonale e komunikacionit rrugor e drejtorisë rajonale të policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me këtë rast./Insajderi.com