Aksident me fatalitet në Gjilan, një person i vdekur

Aksident me fatalitet në Gjilan, një person i vdekur

Një person ka mbetur i vdekur në një aksident të ndodhur mes dy automjeteve gjatë ditës së djeshme në Gjilan, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur Policia e Kosovës në njoftimin e saj 24 orësh, thuhet se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjiore për obduksion.

“Rr. Avdullah Tahiri, Gjilan 26.05.2021-11:25. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurës ka pësuar një mashkull  kosovar. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com