
Një aksident trafiku me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur të shtunën mbrëma në fshatin Dren të Leposaviqit.
Në aksident, siç njofton policia, janë përfshirë dy vetura.
“Si pasoj, viktima mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa vozitësi i dyshuar mashkull kosovar është dërguar në Spital për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve./SHQIP.com