Një person ka vdekur të shtunën mbrëma si pasojë e nja aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën “Lumni Surdulli” në Vushtrri.
Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar për Insajderi-n se rasti ka ndodhur rreth orës 19:40 dhe se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biçiklist, ku ky i fundit 59-vjeçar ka vdekur si pasojë e lëndimeve.
“Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, kanë nisur hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Ndërsa ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit, është caktuar masa e ndalimit policor./Insajderi.com