
Ka ndodhur një aksident me fatalitet në Shkodrë. Një i ri ka humbur jetën në mbrëmjen e sotshme pasi është përplasur si pasojë e shpejtësisë së madhe me motor, njofton Insajderi.
Ende nuk dihet identitieti i viktimës, ndërsa mësohet se policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Saktësisht, aksidenti ka ndodhur në Hot të Ri. Mësohet se viktima është një 30-vjeçar i cili po udhëtonte me motor.