Aksident me të lënduar – Dyshohet se shoferin e kishte zënë gjumi

Aksident me të lënduar – Dyshohet se shoferin e kishte zënë gjumi

Një aksident ka ndodhur në aksin Fushë Krujë – Thumanë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Burimë bëjnë të ditur se një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe autoambulanca, e cila ka transportuar në spital dy të lënduarit.

Dyshimet nga kqyrja paraprake janë se shoferin mund të kishte zënë gjumi apo se edhe ka humbur kontrollin e mjetit.