Aksident me të lënduar në magjistralen Prishtinë-Pejë

Aksident me të lënduar në magjistralen Prishtinë-Pejë

Rreth orës 09:30 ka ndodhur një aksident në Dollc të Klinës, përkatësisht në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Ky ishte aksidenti i dytë sot në këtë fshat, brenda dy orëve.

Në këtë aksident janë lënduar tre persona, njofton Insajderi.

Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Tre persona janë aksidentuar në një aksident ku janë përfshirë dy vetura”, tha ai. /Insajderi.com