Aksident me vdekje në Fushë-Krujë

Aksident me vdekje në Fushë-Krujë

Një 71-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë Krujë, si pasojë e një aksidenti, njofton Insajderi.

Ai ishte duke lëvizur me motoçikletë, kur është përplasur nga një automjet “Benz” me drejtues shtetasin L.K., 37 vjeç.

Për pasojë, 71-vjeçari me iniciale H.T., ka ndërruar jetë./Insajderi.com