Aksident mes automjetit dhe motoçikletës, lëndohet një person

Aksident mes  automjetit dhe  motoçikletës, lëndohet një person

Sot rreth orës 15:40 në kryqëzimin që lidhë rrugët , Xheladin Rekaliu me Xhevë Lladroci, ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar.

Lajmin e për Gazetën Online Insajdrri e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti,

Në raportin e policisë thuhet se “në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë”.

Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar ngasësi i motoçikletës.

Në fund të raportit mësohet se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Insajderi.com