Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që është shkaktuar mëngjesin e së martës në Prishtinë, njofton Insajderi.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Rastin për Isajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 08:00, ne rrugën Bill Klinton në Prishtinë ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore ka marrë një person”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com