Aksident mes një veture e kamioni, lëndohen dy persona

Aksident mes një veture e kamioni, lëndohen dy persona

Një aksident që ka ndodhur të premten në Prishtinë, ka lënë dy persona të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht në rrugën “Fehmi Lladrovci”.

Në aksident ishin të përfshirë vetura dhe kamioni.

Këtë e konfirmoi për Insajderin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkaq njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti”, ka thënë ai. /Insajderi.com