Tri automjete janë përfshirë në një aksident trafiku sot (e enjte) në lagjen “Emshir” në Prishtinë, njofton Insajderi.
Pas aksidentit, shoferët e veturave të përfshira në aksident janë përleshur fizikisht mes vete, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dy persona.
Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Emshir në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Pas aksidentit palët e përfshira në aksident kanë pasë edhe përleshje fizike mes vete”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i PK-së për rajonin e Prishtinës.
Tutje, ai njoftoi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren njësitet kompetente./Insajderi.com