Aksident midis 2 automjeteve në Vranidoll, një person dërgohet në spital

Aksident midis 2 automjeteve në Vranidoll, një person dërgohet në spital

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në mes të dy automjeteve në fshatin Vranidoll të Podujevës, shkruan Insajderi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 11:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësorë ka kërkuar një person. Me rast po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com