
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur midis një treni dhe një veture në Prishtinë.
Ky aksident ka ndodhur gjatë mëngjesit të së dielës.
Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 07:30 në rrugën “Dervish Qollaku” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të trenit dhe një veture të udhëtarve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Rastin po e heton njësiti i trafikut rrugor” ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com