Aksident midis veturës dhe kamionit në Fushë-Kosovë, dy persona të lënduar

Aksident midis veturës dhe kamionit në Fushë-Kosovë, dy persona të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur, rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërkaq në këtë ngjarje të përfshira janë një veturë dhe një kamion.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila në një përgjigje për Insajderin ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni, ku si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor”, ka thënë Ahmeti.

Një fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, shihet se një veturë ka pësuar dëme të konsiderueshme. /Insajderi.com/