Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të enjten në autostradën Prizren-Suharekë.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Në ora 14:48, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë (km i 24). Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Krasniqi.
Policia është duke kryer procedurat e duhura në vend-ngjarje./Insajderi.com