
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme (11 korrik), në autostradën Tiranë-Durrës, njofton Insajderi.
Një automjet është përplasur me një motor, drejtuesi i të cilit është dërguar menjëherë në spital.
”Më datë 11.07.2020, rreth orës 13:56, në autostradën Durrës-Tiranë, mjeti me drejtues A.T., ka aksidentuar një drejtues motori ende të paidentifikuar, i cili është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Insajderi.com