Aksident në Deçan, lëndohen dy persona

Aksident në Deçan, lëndohen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në Deçan.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një veture dhe motoçiklete.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 09:00 Policia është informuar për një aksident që ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan mes një veture dhe një motoçiklete. Lëndime trupore kanë marrë dy persona të cilët janë përcjellë për tretman mjekësor”, tha Rugova. /Insajderi.com