
Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar mëngjesin e së enjtes në fshatin Dollc të Klinës, njofton Insajderi.
Në aksident janë përfshirë dy vetura.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në udhëkryqin Pejë-Gjakovë në fshatin Dollc, ku lëndime kanë marrë shtatë persona”, ka thënë Gashi.
Ai tutje ka njoftuar se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës dhe se policia është duke u marrë me hetimin e shkaqeve që kanë çuar deri tek aksidenti./Insajderi.com