Sot rreth orës 15:40 ka ndodhur një aksident rrugor në rrugën Komoran-Drenas, shkruan Insajderi.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në fshatin Poklek ndërsa aty janë përfshirë tri vetura.
Zëdhënësja e policisë nga Rajoni i Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë Insajderit se në aksident janë lënduar gjashtë persona./Insajderi.com/