Aksident në Elbasan, plagoset çifti nga Tirana

Aksident trafiku në Elbasan. Të lënduarit jashtë rrezikut për jetë.

Aksident në Elbasan, plagoset çifti nga Tirana

Një çift nga Tirana është përfshirë në një aksident në afërsi të hyrjes së qytetit te Elbasanit sot pasdite, njofton Insajderi.

Aksidenti, sipas burimeve zyrtare, ka ndodhur në Mengël në aksin e rrugës kombëtare Librazhd -Elbasan.

Automjeti i çiftit nga Tirana është përplasur nga një automjet tjetër që po futej në rrugën kryesore.

Çifti që mbeti i plagosur në këtë aksident është transportuar në spital dhe sipas burimeve spitalore është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po heton për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./Insajderi.com