Aksident në Ferizaj – Dy të lënduar

Aksident në Ferizaj – Dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që është shkaktuar të shtunën në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj, njofton Insajderi.

Në aksident kanë qenë të përfshira janë një traktor dhe dy vetura.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar Agim Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

Gashi ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 dhe se njëri nga të lënduarit është dërguar në Qendrën Klinike dhe Univeristare të Kosovës për trajtim mjekësor, ndërsa i lënduari tjetër është duke u trajtuar në Ferizaj.

“Traktori ka qenë i parkuar, njëra veturë e ka humbur drejtimin ka kaluar në drejtimin e kundërt dhe e ka goditur një automjet tjetër. Pas kësaj, është goditur edhe traktori”.

“Njësitet policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Gashi./Insajderi.com